Ekipi prej 5 xhudisteve nga Kosova do të paraqitet në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë.
Atje do të marrin pjesë këto xhudiste: Distria Krasniqi (-52 kg), Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78kg).
Në këtë Grand Slam garojnë 5 kontinente, 61 shtete, 429 garues, 221 meshkuj dhe 198 femra.
Distria, Erza dhe Nora ndeshen sot, Laura ndeshet nesër, kurse Loriana pasnesër.
Bashkë me garueset tona kanë udhëtuar edhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.
Ndeshjet fillojnë nesër nga ora 06:30.