Home Sport Distria mposhtet në gjysmëfinale të Botërorit, do ta kërkojë të bronztën

Distria mposhtet në gjysmëfinale të Botërorit, do ta kërkojë të bronztën

Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare u mposht nga japonezja Uta Abe në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Disi u tregua e pafuqishme përballë kampiones olimpike dhe njërës prej favoriteve për t’u shpallur kampione e botës.

Sidoqoftë, këtu nuk merr fund eksperienca e kampiones olimpike kosovare pasi ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Aty, “Disi” do të ketë punë me francezen Amandine Buchard.

Paraprakisht, Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi gjermanen Mascha Ballhaus.

Tutje, në të tretën Distria ishte më e mirë se belgia Amber Ryheul, ndërsa në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang.

Exit mobile version