Distria Krasniqi është shpallur sportistja më e mirë e vitit 2021 në Kosovë.
Kjo u njoftua në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2021, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Distria Krasniqi arriti majat e xhudos, kur u shpall kampione olimpike vitin e kaluar, krahas shumë sukseseve tjera.
Ajo madje nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos u shpall si xhudistja më e mirë nga të gjitha kategoritë.
Tani, ajo e ka lënë kategorinë deri në 48 kilogram dhe ka filluar garimin në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku ka fituar një të artë dhe një të argjendtë në dy turnetë që mori pjesë.
Distria Krasniqi fitoi edhe një shpërblim prej 2 mijë eurove.