Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur kampione europiane për garuesit deri 23-vjet, në garat që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit.
Krasniqi deri në finale të kategorisë deri 52 kilogram ka arritur falë katër fitoreve. Në gjysmëfinale e mposhti italianen Fabiola Pidroni.
Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës
Kurse lufta finale ishte kundër rumunes Larisa Florian.
Krasniqi është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa trajneri i përfaqësueses Driton Kuka ka thënë disa javë më parë se xhudistja e tij mund ta përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.