Site icon PrishtinaPress

Distria Krasniqi shkon në çerekfinale të Botërorit

Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Kampionia olimpike e kaloi edhe rrethin e tretë të kompeticionit që po mbahet në Doha të Katarit pasi e eliminoj prej aty belgen Amber Ryheul.

Në çerekfinale, Krasniqi do të ketë punë me koreanen Seyun Jang.

Paraparakisht, “Disi” e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti me lehtësi gjermanen Mascha Ballhaus.

Distria është njëra prej favoriteve për t’u shpallur kampione e botës në xhudo sot.

Exit mobile version