12.1 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Distria Krasniqi i synon majat e xhudos edhe në një kategori tjetër

Viti 2021 ishte padyshim viti i Distria Krasniqit. Ajo korri suksese të jashtëzakonshme, duke e përmbyllur me medalje të artë olimpike në Tokyo.

Përveç kësaj, Xhudistja kosovare u zgjodh më e mira në botë për vitin 2021, shkruan Gazeta Express.

“Ndihem shumë e lumtur dhe krenare për veten që përfundova këtë vit si kampione olimpike dhe numër një në renditjen botërore, është një ndjenjë e mrekullueshme që puna e palodhur më në fund dha rezultat”, u shpreh Distria Krasniqi për faqen e Federatës Evropiane të xhudos.

Edhe pse Krasniqi fitoi titujt olimpikë, evropianë e Masters në kategorinë deri në 48 kilogramë, ajo tashmë ka kaluar në deri 52 kilogramë.

“Ndihem i sigurt dhe më i qetë tani pas këtij viti të mrekullueshëm që kam pasur, do të punoj shumë për të pasur të njëjtën performancë në -52 kg si në -48 kg dhe do të përpiqem të shijoj më shumë atë që po bëj. I uroj të gjithëve që viti 2022 të jetë një vit i mbarë me shëndet, lumturi dhe suksese”, përfundoi Distria Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img