0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistët kosovarë kanë korrur sukses edhe në Grand Slamin e Parisit, i cili po mbahet këto ditë.

Është xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria në finale arriti të mposht xhudisten e njohur italiane, Odette Guiffrida.

Fitorja erdhi pas një ndeshje superiore nga Distria, e cila e sulmoi gjithë kohën dhe e detyronte kundërshtaren të mos luftonte.

Deri në finale, Distria erdhi pasi shënojë katër fitore, ndërsa raundin e parë e kaloi pa lojë.

Më vonë do të ndeshet edhe Nora Gjakova, e cila kërkon medaljen e brozntë me anë të repesazhit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img