IKD gjatë kësaj tryeze do të publikojë raportin mbi zbatueshmërinë e Procedurave Standarde të Veprimit, në kuadër të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë me titull “Dekriminalizimi politikës në Kosovë”.
Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike parlamentare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucioneve të drejtësisë, shoqërisë civile dhe mediave.
Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).