Site icon PrishtinaPress

Diskutohet për tranzicionin e energjisë në Kosovë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban takimin diskutues me temë ‘Tranzicioni i energjisë në Kosovë: rruga përpara – dialogu në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile mbi tranzicionin drejt një të ardhme të qëndrueshme për sektorin e energjisë’.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit ‘Western Balkans Energy Transition Dialogue’, i cili financohet nga Ministria Federale e Austrisë për Qëndrueshmëri dhe Turizëm dhe implementohet nga Agora në partneritet me 5 organizata nga rajoni, ku INDEP është partneri lokal për Kosovë.

Organizatat partnere në këtë projekt kanë themeluar Rrjetin e Tranzicionit të Energjisë në Evropën Juglindore (SE3T.net). SE3T.net është një rrjet rajonal i think tankëve të pavarur që janë të fokusuar në çështje të ndërlidhura me tranzicionin energjetik në Evropën Juglindore.

Misioni ynë është të kontribuojmë në një kuptim më të mirë të potencialit ekonomik, fizibilitetit teknik dhe mjeteve relevante të politikës për kalimin në një të ardhme të qëndrueshme në sektorin e energjisë.

Nëpërmjet punës analitike, qëllimi është që të sigurohen të dhëna të mirëfillta mbi të cilat sigurohet një udhëheqje e bazuar në fakte mbi zgjidhjet më të mira.

Pasi që asnjë institucion nuk mund ta kuptojë plotësisht kompleksitetin e tranzicionit, qëllimi i partnerëve të SE3T.net është të nxisë dhe mbështesë bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore në këtë fushë, si dhe të inkurajojë dialogun intensiv me aktorët kryesorë nga sektori publik, industria, akademia dhe shoqëria civile.

Nisur nga kjo, INDEP ka kënaqësine t’ju ftoj të na bashkangjiteni në këtë takim ku do të fokusohemi në opsionet per dekarbonizim të sektorit të energjisë në Kosovë, sfidat teknike, politike dhe ekonomike, dhe mundësitë për të avancuar agjendën në këtë drejtim.

Tranzicioni i energjisë është një proces me përmasa globale i cili tashmë është i pandalshëm dhe në mesin e paqartësive të shumta që e karakterizojnë atë, ky takim është një tentativë e mirëfilltë për t’i adresuar ato dhe disa nga temat kryesore që ndërlidhen më të në Kosovë.

Exit mobile version