7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Disiplinoji këta shokët komunistë të VV-së”, “Z. Gashi, sapo jeni kthyer nga plazhi”, Konjufca e Gashi vazhdojnë polemikën në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kanë vazhduar polemikën në Kuvendin e Kosovës. Gashi ka kundërshtuar futjen në rend dite të zgjedhjes së anëtarëve të OSHP-së pa propozim paraprak. Ai i ka thënë Konjufcës se është i pamjaftueshëm në xhungllën politike të VV-së dhe që i njëjti t’i disiplinoj deputetët komunistë e anarkistë të Vetëvendosjes, raporton Gazeta Express.

“Dilema është pse kjo nguti, në përgjithësi sepse në princip ne jemi për me e përkrahë idenë që me u formu komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik por kjo far anarki kështu po më çudit Po du me besu se ju zoti kryetar jeni i organizuar dhe pragmatik por si duket je i pamjaftueshëm në xhungllën politike të Vetëvendosjes sepse ky sistem anarkist i idesë komuniste nuk po të përshtatet as ty sepse jam i bindur se me të pasë ardhë këto propozime me kohë ju i kishi shqyrtu seriozisht dhe i kishe fut në rend dite sepse është kompetencë ekskluzive e kryetarit të Kuvendit. Prandaj këto rrymat e brendshme brenda organizatës që ka fut gjithçka brenda, anarkistë, komunistë, radikalë fetarë e tjerë, si duket po jepin probleme edhe në funksionim, pra zoti Konjufca po e shoh që këta deputetët që radhiten në përkrahjen tënde po emocionohen pak si shumë por s’ka gajle, po besoj që unë e ti po kuptohemi se për çka po flasim. Besoj se në sesionin vjeshtor do të marrësh masa ndaj deputetëve të padisiplinuar të Lëvizjes Vetëvendosje. Disiplinoj këta shokët komunistë, e aktivistët anarkistë apo edhe ata ekstremistët ideologjikë e politikë”, ka thënë Gashi.

Pas fjalës së deputetit të LDK-së, ka reaguar kryetari Konjufca duke i thënë se deputetët nuk e kanë energjinë e tij sepse sapo është kthyer nga plazhi.

“Zoti Gashi nuk e kanë të gjithë energjinë tënde sepse sapo jeni kthyer nga plazhi, të dëshirojmë mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës. Dikush i ka kryer pushimet më herët të tjerët presin me pushu ende”, ka thënë Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img