-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Disa vatra zjarri në Prizren, Policia thotë se mund të paraqitet rrezik për qarkullim të automjeteve

Zjarrfikësit në Prizren janë duke luftuar me disa vatra zjarri nga orët e vona të së premtes.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Remzie Sinanaj Shala, ka thënë për “TV Prizreni” se shtatë ekipe të zjarrfikësve po luftojnë me dhjetë vatra zjarri. Vatra më e madhe ka thënë se është në Novoselan.

“Shërbimi i zjarrfikësve është duke luftuar me zjarrin prej mbrëmë. Sot momentalisht i kemi dhjetë vatra zjarri. Zjarri më i rrezikshëm është në Novoselan, është ekipi i zjarrfikësve atje, e po dërgojmë përforcime. Momentalisht janë vetëm shtatë ekipe zjarrfikësve, i kemi dhjetë vatra, s’kemi kapacitete me i mbuluar gjitha zjarret. Nuk dua të them se zjarret janë të qëllimshëm, por në bazë të asaj që po shihet, munden të jenë të qëllimshme”, ka thënë Shala.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës, është thënë se zjarri në rajonin e Prizrenit ka marrë përmasa të mëdha dhe se paraqitet rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren – Reçan.

“Ju informojë se zjarri i raportuar me herët në Prizren, nga i cili fillimisht janë djegur bar i thatë dhe shkurre, tani ka kapluar edhe pjesën e pishave dhe është në përmasa më të mëdha dhe mund të paraqesë rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren- Reçan. Zjarrfikësit janë ne vendin e ngjarjeë, por deri në këto momente nuk kanë mundur ta lokalizojnë zjarrin. Për rastin janë informuar polici hetues si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar të iniciohet rast ‘incident zjarri’”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqyr Bytyqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img