-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Disa prej deklaratave më të famshme të Berlusconit

Që nga kritikimi i kuzhinës finlandeze e deri te kasetat Bunga Bunga, jeta e ish-kryeministrit italian u shënua nga thëniet e tij po aq sa nga politika.

Të kujtosh Silvio Berlusconin pa përmendur gafat e tij është pothuajse e pamundur. Ironia, qoftë e mirë apo e keqe, ishte shenja dalluese e tij.

Më poshtë i keni disa prej deklaratave të tij më të famshme:

Mospajtimet rreth ushqimit me finlandezët
Ishte viti 2001 dhe BE-ja ishte në diskutime se a duhej të vendoste agjencinë e saj të re ushqimore në Helsinki apo në qytetin italian të Parmës. Berlusconi kishte thënë: “Parma është sinonim i kuzhinës së mirë. Finlandezët as nuk e dinë se çfarë është proshuto”.

Përgjigja e Finlandës ishte po aq e paharrueshme. Gazeta Helsingin Sanomat doli me një faqe të tërë ku shkruhej: “Proshuta është proshutë. Tani mbi 1,200,000 finlandezë e dinë këtë. i kënaqur, zoti Berlusconi?”

BE-ja përfundimisht ia caktoi agjencinë Italisë, por Berlusconi arriti të zemërojë më tej finlandezët duke thënë se për të bindur kryeministrin finlandez Tarja Halonen të hiqte dorë nga oferta, ai duhej “të përdorte të gjitha taktikat e tij të “playboy”. Finlanda për këtë e kishte thirrur për të biseduar ambasadorin e Italisë.

Bandana

Në gusht të vitit 2004, Berlusconit i bashkohet kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair në vendpushimin e Sardenjës, Porto Rotondo. Ai e mirëpret atë duke veshur një veshje krejt të bardhë e në kokë e mbante një shami. Me sa duket, ai e përdori atë për të mbuluar një transplant flokësh të fundit. Kjo mbetet një nga pamjet më të paharrueshme të Berlusconit.

Përmendja e fjalës “nazist” në Parlamentin e BE-së

2003 ishte ndoshta fillimi më i keq ndonjëherë për një presidencë të radhës të BE-së. Berlusconi i drejtohet parlamentit të BE-së në Strasburg dhe i lë të gjithë pa fjalë duke e krahasuar eurodeputetin gjerman Martin Schulz me një “kapo”, një roje naziste kampi përqendrimi.

Komplimentet ndaj Michelle Obamës

Në vitin 2008, Barack Obama u bë presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara. Duke folur në një konferencë për shtyp, Berlusconi tha se Obama do të ishte i lehtë për t’u marrë vesh, pasi ai “është i ri, i pashëm dhe… i nxirë”. Shumë shpërthyen në të qeshura, por pjesa më e madhe e botës nuk e gjeti shakanë aq qesharake.

Dyshja u takuan përfundimisht në Pittsburgh G20 në vitin 2009, ku bënë një foto me Michelle Obama. Berlusconi duket se komplimenton pamjen e saj. Barack Obama nuk duket i kënaqur.

Kasetat Bunga-Bunga

Duke folur për natën e tij të vitit të ri në një telefonatë të përgjuar të vitit 2009, Berlusconi thotë: “Dje në mbrëmje kisha një radhë të gjatë të njerëzve jashtë dhomës sime… ishin njëmbëdhjetë prej tyre: e bëra vetëm me tetë sepse nuk mund të bëja më shumë, nuk mund të arrij gjithçka”, shkruan Euronews.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img