Site icon PrishtinaPress

Disa persona vjedhin kasafortën e xhamisë në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se në fshati Malishevë e Epërme, Gjilan një mashkull përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë ka raportuar se person/ persona të panjohur me përdorim force kanë hapë kasafortën e cila ndodhet brenda në korridorin e xhamisë.

Sipas raportit të policisë ata kanë vjedhur parat të cilat kanë shërbyer për mirëmbajtjen e xhamisë.

Në raport thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Exit mobile version