Mbrëmë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë u raportua për një rrahje mes disa personave.
Madje u shpërndanë edhe video-pamje.
E sot, Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Në rrugën ‘2 Korriku’ në Prishtinë, më 20 korrik rreth orës 21:30, nga persona të dyshuar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktima mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin, Policia thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.