Disa persona në Kaçanik, dyshohet se kanë vjedhur një veturë e cila raportohet të jetë blerë për pjesë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe hetimet ende po vazhdojnë, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se persona të panjohur nga një hekurishte dyshohet se kishin vjedhur një veturë e cila ishte blerë për pjesë, por kishte qenë në gjendje të rregullt pune dhe dy targa të një veturës tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.