-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Disa nxënës në Mushtisht, vishen me rroba kombëtare dhe bëjnë homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit

Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dje në shkollën ‘Edit Durham’ në Mushtisht, ora e parë mësimore ju kushtua kësaj dite të veçantë për kombin shqiptar. Më pas nxënësit e ciklit të ulët, bën homazhe para shtatores së Adem Jasharit, Hasan Prishtinës dhe lapidarit të dëshmorëve të fshatit.

Në pamjet e publikuar në faqen e shkollës dhe nga kryetari i fshatit, shihen nxënësit e veshur me tesha kombëtare dhe ato të UÇK’së.

Nxënësit e ciklit të ulët të shkollës ‘Edit Durham’ në Mushtisht, fillimisht vizituar Shoqatën e Veteranëve të luftës së UÇK’së në Mushtisht dhe më pas bënë homazhe para lapidarit të Dëshmorëve të kombit dhe shtatoreve të Heronjve tanë kombëtar te Sheshi i Dëshmorëve në Mushtisht.

Kjo vizitë dhe këto homazhe u organizuan nga udhëheqësit e shkollës si dhe nga kryesia e fshatit Mushtisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img