2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Disa mijëra njerëz- mediat ndërkombëtare raportojnë për protestën kundër ngritjes se çmimit të rrymës

Për protestën e mbajtur dje (29 janar) në sheshet e Prishtinës kundër vendimit për rritjen e çmimit për energji elektrike, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

Njëra nga gazetat më të njohura në botë, ajo angleze Reuters, ka shkruar për protesëtn që është mbajtur kundër kësaj situate në Kosovë dhe ka përshkruar veprimet e protestuesve.

Po ashtu për këtë protest ka shkruar edhe Radio Free Europe.

 “Disa mijëra njerëz që protestonin kundër rritjes së propozuar të çmimeve të energjisë u përleshën me policinë që bllokoi hyrjen në zyrat e qeverisë së Kosovës më 29 janar. Disa gjithashtu hodhën qirinj dhe llamba në ndërtesë dhe vringëllinin postera duke thënë: “Punoni ditë e natë për të parë dritat e zbehta”. Protesta u thirr nga Partia Socialdemokrate e opozitës.

Rregullatori i energjisë i Kosovës tha se mund të rrisë çmimet e energjisë deri në 50 për qind për shumicën e konsumatorëve. Kosova, një vend me 1.8 milionë banorë, po përballet me një krizë energjetike që nga dhjetori i vitit 2021, kur çmimet e energjisë së importuar u rritën shtatëfish në krahasim me një vit më pare”, ka shkruar RFE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img