9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Disa lloje të dhimbjeve menstruale mund të lidhen me rrezikun kardiovaskular

Çështjet menstruale, të tilla si dhimbjet e menstruacioneve, përjetohen nga 91 për qind e grave në një moment të jetës së tyre.

Efekti më i zakonshëm është dhimbja e periodave (dismenorrhea), e cila, sipas një rishikimi të gjerë, prek deri në 91 për qind të grave të moshës riprodhuese. Kjo mund të variojë nga siklet i lehtë deri në dhimbje të forta që ndikon në funksionimin e përditshëm në mes 2 për qind dhe 29 për qind të grave.

Një gjendje tjetër që mund të ndikojë në menstruacione është sindroma e vezores policistike (PCOS), e cila mund të prekë deri në 20 për qind të grave, duke shkaktuar probleme me ciklin menstrual dhe një sërë simptomash të tjera.

Autorja kryesore, mjekja Eugenia Alleva, studiuese postdoktorale në Departamentin e Inteligjencës Artificiale dhe Shëndetit të Njeriut në Windreich tha: “Ne i shtojmë literaturës së mëparshme mbi faktorët e rrezikut kardiovaskular të lidhur me menstruacionet, të tilla si cikle menstruale të parregullta, që tregojnë se menstruacionet kanë potencialin të jenë informues për shëndetin e përgjithshëm dhe në veçanti të ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut kardiovaskular”, shkruan Medical News Today.

“Kjo sugjeron që gjinekologët kanë mundësinë të ndihmojnë në kontrollimin dhe koordinimin e masave parandaluese parësore për çrregullime përtej shëndetit riprodhues”, shtoi ajo.

Hulumtimi i ri ka nxjerrë në pah se të dyja kushtet mund të kenë efekte shëndetësore që në dukje nuk janë të lidhura me sistemin riprodhues.

Dy studime paraprake sugjerojnë se dismenorrea dhe PCOS mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te disa gra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img