-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Disa kuriozitete për bletët..

Bletët fluturojnë 3 deri në 4 kilometra (km) larg dhe më pas ato kthehen serish në kosheren e tyre nga e cila kanë nisur fluturimin. Nëse do të s’postojmë kosheren e tyre vetëm me 20 centimetra, bletët nuk do të arrijnë ta gjejnë atë.

Gjatë fluturimit të tyre bletët i përplasin krahët rreth 250 – 300 herë në sekondë dhe arrijnë të fluturojnë me një shpejtësi prej 24 km në orë. Në distanca të shkurtra ato arrijnë të fluturojnë me shpejtësi deri në 40 km në orë.

Bletët sulmojnë vetëm në rastet kur ato ndjehen të kërcënuara. Mënyra me e mirë për të shmangur thumbimin nga ato, është të mos kemi frikë, sepse frika bën që trupi ynë të lëshojë substanca të cilat bletët arrijnë t’i ndjejnë dhe kjo bën që ato të reagojnë me sulm.

Bletët janë shumë punëtore; ato nuk mund të qëndrojnë dot pa punuar. Në rastet kur në një koshere numri i bletëve rritet shumë, ato instinktivisht rrisin një bletë tjetër mbretëreshë dhe kur ajo është gati, gjysma e bletëve së bashku me mbretëreshën e vjetër braktisin kosheren, ndërsa gjysma tjetër qëndrojnë së bashku me mbretëreshën e re.

Nëse bletët punëtore në një zgjua nuk janë të kënaqur me mbretëreshën e tyre, kjo si pasojë e sjelljes apatike apo temperamentit të mbretëreshës, ato përpiqen që ta zëvendësojnë. Dhe në momentin kur mbretëresha e re e zgjedhur dhe e rritur prej tyre të jetë gati, bletët punëtore e vrasin mbretëreshën e vjetër.

Energjia e përfituar nga 1 kilogram (kg) mjaltë është e barabartë sa energjia e përfituar nga 3 kg e mishi të viçit, apo 50 vezë, ose 5 litra qumësht apo 3 kg peshku, 6 kg portokalli ose 3 kg banane./tesheshi.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img