Antonela Hilaj, studente shqiptare që jeton në Seul, kishte planifikuar të bëhej pjesë e festës së Hallouinit ku 153 njerëz humbën jetën të shtypur nga turma, por i kishte ndryshuar planet në momentin e fundit.
Ajo rrëfeu në Euronews Albania tmerrin e tragjedisë së ndodhur në Seul që, siç tha, kishte ndodhur për shkak të mbipopullimit të një rruge të ngushtë dhe aspak popullore të kryeqytetit të Koresë së Jugut.
Ajo tregoi disa pamje shumë të rënda, ku disa njerëz kishin humbur jetën në këmbë të shtypur nga turma.
“Gjëja më e tmerrshme ishte se kishte njerëz që ishin në jetë dhe njerëz që kishin humbur jetën në këmbë, të shtypur nga turma. Kanë qenë njerëz që janë ngjitur nëpër mure për të shpëtuar nga turma, pamjet video të filmuara nga njerëz të pranishëm tregojnë atë që ka ndodhur”, rrëfeu studentja shqiptare.