Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Islam Bajramaj ka përfundur me sukses kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të FSK-së, në këtë kurs përveç ushtarakëve nga Amerika kanë marrë pjesë edhe ushtarak nga: Kosova, Bosnia dhe Hercegovina, Tailanda, Korea e Jugut, Uruguai, Singapori, Libani dhe Hungaria.
“Për shkak të rezultateve të treguara, toger Bajramaj ka marr çmimin studenti internacional me i mire (International Honour Graduate Student) dhe ka hyrë në listen e komandantit (Comanders list)”, thuhet në njoftim.