Site icon PrishtinaPress

Diplomatja amerikane nesër ateron në Prishtinë, të premten pritet në takim nga Kurti

Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, gjatë ditës së nesërme do të nisë vizitën e saj në Kosovë.

Siç mëson Gazeta Online Rerporteri.net, Power paraditen e së enjtes do të jetë në Kosovë, ndërsa të premten do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, ditën e sotme Power është duke qëndruar për vizitë në Serbi, ku ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Po ditën e djeshme, nga Beogradi, Power, tha se mesazhi kryesor i presidentit Joe Biden është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ajo shtoi se i gjithë rajoni është me rëndësi të madhe për SHBA-në.

“Mesazhi kryesor i Presidentit Biden është se sa i rëndësishëm është procesi i normalizimit dhe sa shumë ne duam ta mbështesim procesin, dhe ne jemi të inkurajuar nga përparimi që është bërë deri më tani”, u tha Power gazetarëve në një ngjarje sportive në Beograd.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si USAID-i mund të ndikojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ajo tha se janë të vetëdijshëm se ka shumë skepticizëm për gjetjen e një zgjidhjeje.

Megjithatë, ajo shpjegoi se normalizimi i marrëdhënieve sjell përparësi për të dy shtetet.

Kjo vizitë vjen në një moment kur liderët e SHBA-së dhe Evropës po punojnë për t’i stabilizuar marrëdhëniet mes dyja vendeve, me një marrëveshje që së fundmi u arrit në Ohër.

Power bëhet zyrtarja e parë e lartë e qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel.

Exit mobile version