0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Diplomati Ruge rithekson domosdoshmërinë për qasje fer dhe të balancuar të SHBA-së karshi Prishtinës dhe Beogradit

Zëvendëskryesuesi i Konferencës së Munichut, Boris Ruge, ka thënë se është i nevojshëm një koordinim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian sa i përket Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka ritheksuar domosdoshmërinë që SHBA-ja të jetë e balancuar dhe fer në qasjen ndaj Prishtinës dhe Beogradit.

“Pikëpamje të rëndësishme të prezantuara nga kongresisti Eliot Engel dhe senatori Menendez rreth domosdoshmërisë për koordinim të ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket Kosovës dhe domosdoshmërisë që SHBA-ja të jetë e balancuar dhe fer në qasjen e saj me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel dhe senatori demokrat Bob Menendez, përmes një letre dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, kanë bërë thirrje që administrata e presidentit Donald Trump të vazhdojë mbështetjen diplomatike ndaj zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë fer për të dyja palët në përputhje me ligjet dhe politikat e SHBA-së.

Ligjvënësit amerikanë paralajmëruan se qasja e administratës ndaj Kosovës penalizon padrejtësisht qeverinë e re të vendit dhe se fushata e mosnjohjes së Serbisë kundër Kosovës dhe lidhjeve të ngushta me Kremlinin janë kryesisht të pakontrolluara.

“Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një metodë të rëndë ndaj qeverisë së re të Kosovës. Përderisa pajtohemi se tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe – të cilat janë hequr – kryesisht kanë dëmtuar popullin e Kosovës, ky mekanizëm është praktikuar nga shumë vende në botë, duke përfshirë edhe administratën Trump”, thuhej më tej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img