-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Diplomatët e shkarkuar nga Gërvalla dërgojnë padi në gjykatë, MPJD humbi edhe dosjet e tyre

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në mars kishte shkarkuar një grup prej 10 zyrtarëve të Shërbimit të Jashtëm.

Sipas arsyetimit të ministres, personat e liruar nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar.

“Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”, kishte thënë Gërvalla.

Të shkarkuarit, Lulzim Rifaj, Mitat Fejza, Bahrije Hoti, Rrahim Morina, Binak Berisha, Shota Bukoshi, Adnan Dragaj, Enver Bucaj, Blerim Canaj, e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e ministres Gërvalla.

Ata, të martën përmes avokatit të tyre Hajzer Salihu, kanë dërguar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, respektivisht kundër vendimit A. nr 365/2022 të dt.10.06.2022, ku njëkohësisht kanë kërkuar edhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit në fjalë.

“Vendimi i KPMSHCK-së me të cilin nuk jemi pajtuar dhe kemi dorëzuar padi pranë gjykatës kompetente, duke kërkuar njëkohësisht edhe shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi, për bindjen tonë ligjore sikurse edhe vendimet e Ministres, është vendim i padrejtë dhe i pabazuar, dhe i cili u ka shkaktuar dëm të pariparueshëm këtyre nëpunësve civil”, deklaroi Salihu për Telegrafin.

Po ashtu thotë se shkarkimet kanë krijuar dëme të pariparueshëm, pasi shton se janë larguar nga puna pas 10 vitesh duke mos pasur asnjë njoftim paraprak.

“Ua kanë dërguar vendimet në tavolinë dhe duke ua ndërprerë mandatin në mënyrë arbitrare, madje mu në mes të angazhimeve në projekte të ndryshme me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, që i ka dhënë një shije të keqe gjithë sistemit të diplomacisë se vendit në raport me këta mekanizma të partneritetit”.

“Nonsensi i kësaj çështje vazhdon edhe kur në mesin e disa prej ankuesve që kanë qenë në misione diplomatike, edhe pas vendimeve të nxjerra për largim, Gërvalla ka vazhduar dhe u ka dhënë detyra shtesë për të punuar në projektet që kanë qenë të nisura nga ta”, deklaroi ai.

Madje Salihu thekson se këso vendime kolektive për largim nga puna, nuk ka pasur asnjëherë më parë, që nga themelimi i institucioneve të pasluftës.

Deklarimin e Gërvallës se vendimi i shkarkimit ka qenë i ligjshëm, avokati e ka quajtur tendencioz.

https://drive.google.com/file/d/1aT3ww03GXxgwTReQrm0ZhTqoPOHIC35F/view?usp=drivesdk

https://drive.google.com/file/d/1aT3ww03GXxgwTReQrm0ZhTqoPOHIC35F/view?usp=drivesdk

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img