Site icon PrishtinaPress

Diplomacia dhe arti në mbështetje të Liridonës dhe Edonës

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë dhe artisti i njohur Labinot Tahiri kanë organizuan të mërkurën mbrëmje bamirësie në ndihmë të dy vajzave Liridona Gajtani dhe Edona Dermaku, të cilat po luftojnë me një sëmundje të rëndë dhe kanë nevojë për mbështetje njerëzore e financiare.
Kjo mbrëmje u transmetua live nga RTK dhe shumë qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës u solidarizuan në këto momente të vështira për ta.
“Një ndihmë sado e vogël në xhirollogarinë e tyre të urgjencës mund të thotë shpëtim për to. Sinergjia e krijuar mes artit dhe diplomacisë, një mundësi e mirë për të bashkëndarë vlerat, ndjeshmërinë dhe kulturën tonë dhe për t’i ardhur në ndihmë tjetrit. #MPJ – Një shërbim i jashtëm në funksion të përmirësimit të imazhit të vendit dhe jo një diplomaci memece”, thuhej në njoftim.

 

Exit mobile version