Site icon PrishtinaPress

Diola Dosti tregon se tradhtia ishte arsyeje e ndarjes me bashkëshortin

Dje në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi një studim, i cili rendiste pesë arsye pse njerëzit më tërheqës kanë më shumë gjasa të ngelin pa partner.

Dukej se të gjithë të ftuarit ranë dakord, nisur nga Saina Mete, Fation Kuqari dhe Diola Dosti, madje kjo e fundit u ankua se sot nuk ka “guximtarë”.

Të vënë përballë situatës nëse janë tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krahasojnë me veten, Diola u përgjigj me “po”.

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, përfundoi ajo.

Exit mobile version