0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dinari e zhvillimet në rajon, Escobar paralajmëron se QUINT mund të mblidhet javën e ardhshme në Uashington

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur për vizitat që do t’i realizojë gjatë kësaj jave, duke filluar me Prishtinën, më pas Vjenën dh eduke e përmbyllur me Malin e Zi.

Escobar ka thënë se do të udhëtojë në Prishtinë për të diskutuar lidhur me efektet dhe zgjidhjen e mundshme të vendimit të pakoordinuar për ndalimin e dinarit dhe trasnfereve nga Serbia.

Ai gjithashtu ka treguar se më pas do të udhëtojë drejt Vjenës për një takim të OSBE-së dhe më pas kthim në Mal të Zi për të diskutuar për aspekte të ndryshme.

Për këto çështje që lidhen me zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Escobar ka thënë se shpreson se javën tjetër mund të ketë një diskutim të QUINT-it në Uashington.

“Do të udhëtojmë në Prishtinë dhe do të fokusohemi tek efektet dhe një zgjidhje e mundshme e vendimit të pakoordinuar për të ndaluar dinarin dhe trasnferet nga Serbia për qytetarët serbë që marrin pagesa sociale nga Serbia.Pas Prishtinës do të udhëtojmë në Vjenë për takime me OSBE-në. Pastaj në Mal të Zi. Pas kësaj do të kthehem në Uashington, dhe shpresoj të kemi në Uashington javën tjetër, një diskutim in-person të QUINT-it për këto çështje,” , ka thënë Escobar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img