Humbja ndaj Ballkanit duket se ia ka çelur sytë Dinamo Zagrebit.
Skuadra e madhe kroate ka vendosur sot të rikthejë në skuadër ish-yllin e saj, mbrojtësin francez, Kévin Théophile-Catherine.
33 vjeçari ishte futbollist i lirë pas ndarjes me Dinamon, por që problemet në mbrojtje kanë bërë që francezi të vendosë rikthimin në futbollin kroat.
Catherine më parë ka luajtur edhe në Premierligë tek Cardiff City.
Lojtari mund të jetë i gatshëm që nga ndeshja e ardhshme në Kroaci./Indeksonline/