Site icon PrishtinaPress

Dinamo Bukureshti raportohet se e ka transferuar Astrit Selmanin

Përfaqësuesi i Kosovës, Astrit Selmani, është transferuar te Dinamoja e Bukureshtit sipas raportimeve më të fundit në Rumani.

Sipas raportimeve nga FANATIK, ky klub e ka transferuar 26-vjeçarin i cili gjatë verës u huazua te IFK Goteborgu.

Kartonin e tij e kishte blerë klubi izraelit, Happoel Beer Sheva për një milion euro nga Hammarby i Suedisë.

Selmani, i rritur dhe zhvilluar në Suedi, kishte debutuar për kombëtaren e Kosovës më 2021 mirëpo nuk është paraqitur në fanellën e kaltër që dy vjet.

Exit mobile version