Me ardhjen e stinës së dimrit, ekziston rreziku të përsëritët tragjedia e qershorit në Qendrën Historike të Prizrenit.
Komisioni komunal për vlerësimin e rreziqeve që paraqesin objektet banuese të braktisura në këtë qendër, konstaton se gjendja e tyre është përkeqësuar dhe se të njëjtat paraqesin rrezik për sigurinë publike. raporton KTV
Ata thonë se kjo gjendje mund të rëndohet si pasojë e reshjeve atmosferike, andaj kanë kërkuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, si dhe nga Ministria e Kulturës, t’u japin udhëzime se si të veprohet.
Edhe në këtë qendër e pranojnë që ekziston rreziku i shembjes së mundshme të ndërtesave në Qendrën Historike, por thonë se komuna e ka obligim ligjor që të ndërmarrë hapa konkret e jo të bëjë raporte.
Drejtuesi i kësaj qendre thekson se Qendra Historike ballafaqohet me shumë probleme, siç janë buxheti i vogël e kontekstet pronësore.
Hoxha thotë se MKRS-ja ndan buxhet në bazë të prioriteteve.