-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dimri rrezikon të shkaktojë tragjedi përsëri në Prizren

Me ardhjen e stinës së dimrit, ekziston rreziku të përsëritët tragjedia e qershorit në Qendrën Historike të Prizrenit.

Komisioni komunal për vlerësimin e rreziqeve që paraqesin objektet banuese të braktisura në këtë qendër, konstaton se gjendja e tyre është përkeqësuar dhe se të njëjtat paraqesin rrezik për sigurinë publike. raporton KTV
Ata thonë se kjo gjendje mund të rëndohet si pasojë e reshjeve atmosferike, andaj kanë kërkuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, si dhe nga Ministria e Kulturës, t’u japin udhëzime se si të veprohet.
Edhe në këtë qendër e pranojnë që ekziston rreziku i shembjes së mundshme të ndërtesave në Qendrën Historike, por thonë se komuna e ka obligim ligjor që të ndërmarrë hapa konkret e jo të bëjë raporte.
Drejtuesi i kësaj qendre thekson se Qendra Historike ballafaqohet me shumë probleme, siç janë buxheti i vogël e kontekstet pronësore.
Hoxha thotë se MKRS-ja ndan buxhet në bazë të prioriteteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img