2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Dimri arktik goditi veriun e SHBA-së dhe Kanadanë, temperatura e ajrit arrin -78 gradë Celsius në malin e Uashingtonit

I ftohti “i ashpër” arktik ka përfshirë verilindjen e Shteteve të Bashkuara dhe disa pjesë të Kanadasë, ku janë shënuar temperatura rekorde të ulëta.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së paralajmëroi të premten se temperaturat do të ulen 15 deri në 35 gradë Celsius nën mesataren në një zonë të gjerë të vendit, nga Lugina e Misisipit të Epërm deri në New England.

Temperatura e ajrit prej -78 gradë Celsius raportohet se është konstatuar në malin e Uashingtonit në New Hampshire, gjegjësisht në majën më të lartë në verilindje të SHBA-së, raporton bbc.

Byroja e Shërbimit Kombëtar të Motit në Caribou, Maine, pranë kufirit kanadez, paralajmëroi për “mot kërcënues për jetën”.

Shkollat në verilindje anuluan mësimet të premten, përfshirë Bostonin, ku kryetari i qytetit shpalli gjendjen emergjente, e cila do të jetë në fuqi deri të dielën.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/64485092/vpid/p0f11lkx

Distrikti i Manchesterit në New Hampshire theksoi se temperaturat ranë në -26 gradë gjersa fëmijët i kanë liruar për në shtëpi.

Zyrtarët në të gjithë rajonin kanë paralajmëruar për një rrezik në rritje të hipotermisë dhe kushteve të tjera të lidhura me të ftohtin ndërsa temperaturat vazhdojnë të bien.

Moti brutal i dimrit pason stuhinë vdekjeprurëse të akullit të kësaj jave në pjesë të Teksasit, ku temperaturat kanë filluar të rriten mbi zero.

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga moti i keq në jug të SHBA që nga e hëna. Pati tetë viktima në Teksas, dy në Oklahoma dhe një në Arkansas.

Më shumë se 250,000 njerëz ishin kanë mbetur pa energji elektrike që nga nata e së premtes në Teksas, Arkansas, Misisipi, Tenesi dhe New York.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img