Site icon PrishtinaPress

Dimër në pranverë, bora mbulon Kosovën

Mot i paqëndrueshëm, me borë dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve po mbretëron në ditët e para të stinës së pranverës.

Në një përpjekje për të përshëndetur stinën e re, pranvera na surprizon me të ftohtë.

Sipas disa videove dhe fotografive që kanë dërguar qytetarët, shihet që bora ka mbuluar disa vende të Kosovës.

Kjo ishte paralajmëruar edhe nga meteorologët. Por pas kalimit të frontit reshjet pushojnë paraditën e së hënës.

Ditëve vijuese do të ketë edhe intervale me diell dhe vransira, që edhe mund të shoqërohen me reshjet të pakta shiu, kryesisht ditën e martë dhe enjte.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 18C të mërkurën, por se zbresin lehtë ditën e enjtë. Nga dita e premte dhe fundjava shënojnë rritje edhe mbi 20C, deri në 23C e 24C. Minimalet zbresin të martën në -1C, e më pas rriten deri në 6C e 7C.

“Me qarkullim të mjaftueshëm ajror ditëve të ardhshme, edhe nivelet e ndotësve ajror do të jenë të ulëta, në vlera të pranueshme. Nga dita e martë, e sidomos të mërkurën koncentrime më të larta të pluhurit saharian mund të zbresin edhe më pranë sipërfaqes, që mund të çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta”, thonë meteorologët.

25.03 – Natën dhe herët në mëngjes reshje kalimtare shiu. Me rënie të temperaturave vende-vende reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë. Reshjet pushojnë orëve të para të ditës. Ditën mbanë mot i ftohtë, me diell e vransira.

26.03 – Kryesisht me vransira. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

27.03 – Vransira dhe intervale me diell.

28.03 – Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. DItën intervale me diell.

29.03 – Ngrohtë. Kryesisht me diell.

Erërat fillimisht frynë të lehta dhe mesatare nga veriu 5-10m/s. Nga dita e martë edhe mesatarisht të fuqishme nga jugu e juglindja.

Shtypja atmosferike në rënie deri nga mesi i javës, më pas shënon rritje mbi vlera normale./Telegrafi/

 

Exit mobile version