Nata e sontme është shoqëruar me reshje bore në kryeqytet.
Madje, në disa zona, reshjet e borës kanë qenë të dendura.
Kjo ka bërë që të ndërhyjë Drejtoria e Shërbimeve Publike, për të mirëmbajtur rrugët dhe pastruar ato nga bora.
Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj Drejtorie, Ilirik Musliu.
“Ekipet në teren, po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve pas të reshurave të borës” shkroi Musliu në Facebook, duke ndarë fotografi nga terreni.



