Site icon PrishtinaPress

Dimër i vështirë, Konjufca ka një thirrje për qytetarët

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kosovën e pret një dimër i vështirë.

Përveç aspektit ekonomik, kosovarët do të përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike.

Për këtë çështje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë një reagim në Facebook.

Ai e ka ndryshuar kopertinën në rrjetin e tij social, teksa në brenda fotos bëhet thirrja që të kursehet energjia elektrike.

Krahas kësaj, kryekuvendari i është bashkëngjitur krerëve e ministrave të Qeverisë Kurti që vazhdimisht bëjnë thirrje që të ruhet energjia elektrike.

Exit mobile version