Site icon PrishtinaPress

Dimal Basha tenton t’i përgjigjet opozitës duke përmendur Hashim Thaçin: Qita amerikanët që i doni ju

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka mbajtur fjalim në Kuvend ku po diskutohet raporti i DASh dhe Freedom House.

Dimal Basha ka përmendur se Thaçi në vitin 2019 e 2020 ishte vlerësuar në këto raporte se është i lidhur me krimin e organizuar.

“Në raport thotë se presidenti Thaçi ka krimi i organizuar. Në vitin 2019 e gjeni të njëjtën. Në vitin 2020 i shtohet edhe Ramushi, që kanë lidhje me krimin e organizuar”, tha ai.

Ai foli edhe për kritikat lidhur me ndërhyrjet në gjyqësor.

“Ne jemi tu reagu kundër varësisë. Me qenë të pavarur reagimi i vetëm kishte ardhur nga të korruptuarit. Me thanë unë që drejtësia është e korruptuar, thoni po e sulmoni drejtësinë”, tha Basha.

Exit mobile version