13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dimal Basha e “gjen zgjidhjen”, kërkon nga ndërkombëtarët miliarda euro për ushtrinë e Kosovës që t’i “shpëtoj” ushtarët e KFOR’it

Deputeti i Vetëvendosje, Dimal Basha po pretendon se Amerika dhe BE-ja kanë gabuar në Ukrainë dhe se këtë nuk duhet ta përsërisin në Kosovë.

Sipas Bashës, ndërkombëtarët kanë hezituar dhe janë vonuar në ndihmë ndaj Ukrainës.

Duke parashikuar rrezikun nga Serbia, Basha thotë se bashkësia ndërkombëtare tani duhet të investojë miliarda në ushtrinë e Kosovës dhe të mos gabojë si me Ukrainën.

“Të njejtën gjendje e kemi në Kosovë, marrë parasysh që Vuciqi është Putini i vogël. Ky ka qenë ministër i një Serbie me histori të dhunshme në rajon, e cila është përgjegjëse për të gjitha luftat në krejt Ballkanin, dhe e cila po vazhdon me kërcënu me luftë. Prandaj, krejt kjo duhet të jetë indikator i mjaftueshëm për bashkësinë ndërkombëtare që të investoj me kohë miliarda në ushtrinë tonë, sepse një investim i tillë i arrinë dy objektiva.

????E para, e rritë garancionin për qetësi dhe siguri në rajon, sepse Serbia qetësohet dhe nuk kërcënon më, dhe

????E dyta, në rast të cfardo agresioni nga Serbia apo forcat kriminale të tyre, nuk kanë nevojë të marrin përsipër rrëzikun forcat e KFOR-it, sepse me shumë krenari frontin e parë e mban ushtria jonë dhe rrjedhimisht ulet rreziku për ushtarët e KFOR-it”, shkruan deputeti i VV’së në Facebook.

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img