0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dilemat për Kosovën A: Të riparohet a të mbyllet?

Jo të gjithë pajtohen se investimet në Termocentralin Kosova A, që i parashikon Qeveria e Kosovës, janë të nevojshme.

Mbështetësit argumentojnë se ato duhen për të garantuar sigurinë energjetike, por kritikët nxjerrin në pah ndikimin në ndotjen e ajrit dhe infrastrukturën e vjetruar të termocentralit.

Termocentrali Kosova A – i cili gjeneron rrymë me thëngjill, është i vjetër me dekada dhe i ka dy blloqe jashtë funksionit – ka qenë e paraparë të mbyllej deri në vitin 2017 me Marrëveshjen e Komunitetit të Energjisë së Evropës Juglindore, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kjo nuk ka ndodhur dhe Qeveria e tashme e Kosovës e ka përfshirë atë në Strategjinë për Energji 2022-2031, e cila parasheh investime.

Korporata Energjetike e Kosovës, e cila ka nën menaxhim Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin tjetër Kosova B, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kanë filluar investimet dhe sa do të jetë vlera e tyre.

Ngjashëm as Ministria e Ekonomisë e Kosovës, e cila ka hartuar Strategjinë për Energji.

Në vitin 2020, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotuar se, deri në vitin 2050, do t’i japin fund prodhimit të energjisë nga thëngjilli dhe do të kalojnë në burime të ripërtërishme.

Strategjia për Energji 2022-2031 e Kosovës përqendrohet tek investimet në këto burime, por një pjesë përfshin edhe Termocentralin Kosova A, përkatësisht investimet në së paku një njësi apo bllok të tij.

Në dokument thuhet se njëra njësi do të rinovohet deri në fund të vitit 2024, ndërsa vendimi për rinovimin ose mbylljen e njësisë së dytë do të merret më së voni më 2024.

“Njësia e riparuar do të punojë si rezervë strategjike nga viti 2028 deri në vitin 2030 dhe do të jetë në dispozicion në sezonin e ngrohjes, kur kërkesa për energji elektrike është më e lartë, ose në raste të krizave energjetike”, thuhet në dokument.

(shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img