13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Dilema e madhe e Florentino Perezit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ndodhet para një dileme të madhe.

Largimi i Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Zinedine Zidane dhe nisja jo e mirë e sezonit të ri në La Liga, kanë bërë që presidenti Florentino Perez të nis që tani të projektojë planin për transferime në afatet e ardhshme.

Mediet në Spanjë shkruajnë se Perez ndodhet para një dileme të madhe.

Perez është duke menduar të ndërhyjë në treg që në afatin kalimtar të janarit, duke u dërguar oferta Chelsea dhe Tottenhamit, për Eden Hazardin dhe Harry Kane.

Por, transferimi i këtyre do t’i dobësonte dukshëm financat e Real Madridit për tregun e transferimeve të verës, gjë e cila do t’i pamundësonte Perezit të realizonte obsesionin e tij, të transferojë Neymarin në ‘Santiago Bernabeu’ nga Paris Saint Germian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img