Site icon PrishtinaPress

Dikush shtirej si vajza e tij në rrjetet sociale, reagon për herë të parë Noizy

Noizy ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave vajzën e tij, Leandrën teksa ajo jeton me të ëmën jashtë Shqipërisë. Megjithatë në Tik Tok ishte hapur së fundmi një llogari, ku dikush pretendonte se ishte pikërisht vajza e Noizy-t.

Në të postoheshin foto apo video të një vogëlusheje që thuhej se ishte Leandra, mirëpo tani ka reaguar vetë Noizy.

Në llogarinë e tij në Tik Tok, reperi ka publikuar një screenshot të adresës fallco teksa sqaron ndjekësit se ajo nuk është Leandra.

“Kjo nuk asht Noku vërtetë, ju premtoj. Fake. Noku s’ka rrjete sociale”, ka shkruar reperi.

 

 

Exit mobile version