Hakan Sukur është futbollisti më i famshëm turk. Disa herë kampion me Gatalataray-in dhe fitues i kupës UEFA me këtë ekip, si edhe pjesëmarrës në dy kupa bote me ekipin kombëtar turk.
Ai, është nga të paktët që nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën shqiptare. Madje është krenuar me të.
Hakan Sukur ishte krenaria e Turqisë deri sa i erdhi një ofertë nga Presidenti Erdogan: Mbaj krahun tim në përplasjen me Gylenin dhe do të kesh gjithçka.
Sukur nuk pranoi dhe dha dorëheqjen duke dorëzuar mandatin e deputetit.
Kjo ishte dita kur filluan “të zezat” për të dhe familjen e tij.
Ai tashmë jeton në emigracion në SHBA sëbashku me familjen e tij, ndërsa qeveria e partisë së Erdoganit i ka sekuestruar çdo pasuri që ka në Turqi.
Prestigjiozja amerikane Neë York Times ka bërë një shkrim të gjatë për të pasi e ka gjetur duke shitur ëmbëlsira në një pastiçeri në Paolo Alto.
“Shumë klientë nuk e njohin atë teksa u shërben ëmbëlsira dhe mbledh pjatat pis. Po përse duhet t’a njohin ata? Fundja një ish-futbollist i klasit të tij s’duhet të ketë punë në këtë ambient”.
Kështu e nis shkrimin NYT, ndërsa Sukur jep intervistën e parë për mediat që prej ditës që është larguar nga Turqia.
“Më thanë bëj lojën tonë politike dhe do kësh gjithçka, por unë nuk pranova, lash mandatin dhe siç më shihni jam këtu tani”., shprehet ai me pozitivitet për gazetarët e NYT.
Ccdo gjë shkonte mbarë për Sukurin dhe familjen e tij deri në ditën kur Erdogan vendosi të rrisë pushtetin në duart e tij duke shpallur armiq Gylenin dhe mbështetësit e tij, gjë e cila i dha mundësi të fuste në dorë median, drejtësinë dhe sëfundmi ushtrinë.
“Unë mund të isha bërë edhe ministër nëse do të bëja siç më thoshin ata, por nuk mund të isha i padrejtë”, vijon ai.
“Po përpiqem të ndërtoj jetën time këtu duke ngritur më vonë një akademi futbolli. Ndoshta një ditë mund të kthehem në vendin tim. Pas errësirës vjen drita dhe unë besoj se drita do të vijë për popullin tim”.
Edhe pse ishte hero i turqve, Sukur është shpallur terrorist nga Erdogani në Turqi.
Ai është një ndër personat me fat pasi ndryshe nga dhjetra mijëra të tjera nuk është në burg.
“Krahas 70 mijë burrave, 17 mijë gra ndodhen në burgjet e Turqisë në këto momente. Nga këta, 770 janë bebe që kanë hyrë në biruca me nënat e tyre”, vijon shkrimi.
Hakan Sukur ishte lojtari kyç i triumfit historik të kombëtares turke në botërorin e vitit 2002.