Site icon PrishtinaPress

Dikur futbollist i njohur, tani i burgosur për marrje me drogë dhe hajni

Troy Hearfield ishte futbollist i njohur për shumë vite në Australi. Por në moshën 36 vjeçare, tani ai është i burgosur për marrje me disa veprimtari kriminale.

Ish-mbrojtësi australian është burgosur për përdorim dhe shitje të narkotikëve.

Poashtu i njëjti është akuzuar për vjedhje në dyqane. Hearfield u dënua me 12 muaj burg me një periudhë jo-lirimi me kusht prej shtatë muajsh.

Ai u deklarua fajtor për vjedhje me vlerë më pak se 2000 dollarë, vjedhje dyqanesh, posedim të një droge të ndaluar dhe tre akuza për drejtimin e një automjeti gjatë një periudhe skualifikimi.

Ai do të mund të lirohet më 21 maj të vitit të ardhshëm./Indeksonline/

Exit mobile version