0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Dikur armiq të betuar, tani të bashkuar kundër Kinës

Kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të shtunën shprehën dëshirën për të thelluar dhe përmirësuar lidhjet e tyre teksa Uashingtoni kërkon të forcojë aleancat në rajon për të kundërshtuar një Kinë gjithnjë e më të fuqishme, shkruan AFP.

Në vizitën e tij të parë në vendet e Azisë Juglindore si kryediplomat amerikan, Blinken e filloi udhëtimin me një takim me kryeministrin Pham Minh Chinh. Në një fjalim të shkurtër përpara takimit, Blinkeni ka thënë se ka “përparim të jashtëzakonshëm” në lidhjet midis dy vendeve gjatë dekadës së fundit.

“Tani shpresojmë të jemi në gjendje ta çojmë atë në një nivel edhe më të lartë, duke thelluar më tej partneritetet ekonomike”, ka thënë Blinkeni.

Pas takimit me kryeministrin Chinh, Blinkeni dhe ministri i Jashtëm vietnamez Bui Thanh Son morën pjesë në ceremoninë e themelimit të ambasadës së re të SHBA-së në Hanoi, e cila do të kushtojë 1.2 miliardë dollarë për t’u ndërtuar.

Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se ambasada e re përfaqëson hapin e radhës domethënës drejt forcimit të partneritetit kyç mes këtyre kombeve.

Blinkeni arriti në Vietnam të premten në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes do të shkojë në Japoni për një takim të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të G7-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img