Dikujt deri në 3 mijë euro, e dikujt s’po i del as 1 euro në Trust

109
Advertisement

Dje në orën 15:00 është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Advertisement

Por, një numër jo i vogël i qytetarëve janë zhgënjyer kur kanë aplikuar për të tërhequr kursimet.

Një qytetar ka publikuar një foto nga aplikimi në Trust, ku figuron se shuma e parave që mund të tërheqë është vetëm 62 centë.

Edhe një tjetër ka treguar se mund të tërheqë vetëm 78 centë.

Ndryshe, Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se për tërheqjen e 10% të kontributeve të premten janë bërë 218 mijë aplikime.

“Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Fillimi i këtij procesi u shënua me disa probleme kryesisht për shkak të pamundësisë së qasjes së qytetarëve të uebfaqen e Trustit.

PostAdssFotoja e reklamës