3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Digjet shkolla e vjetër e fshatit Magure në Lipjan, shkaktohen dëme edhe në objektin e ri

Objekti i vjetër i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Haraedin Bajrami’ në Magure të Lipjanit, mbrëmë është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku kanë parë se zjarri është fikur vet.

Sinjali mëson se drejtori i shkollës ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin, ku ka bërë me dije se përpos dëmeve që janë shkaktuar në shkollën e vjetër, zjarri ka dëmtuar edhe objektin e ri.

Nuk dihen shkaqet që çuan deri te zjarri, mirëpo janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img