Site icon PrishtinaPress

Digjet një veturë në Leposaviq

Një person në Leposaviq ka raportuar se i është djegur vetura.

Ai ka thënë se persona të panjohur i kanë flakën veturës së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur i është vënë zjarri veturës së tij me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë./Prishtinapress/

Exit mobile version