Një shtëpi është përfshirë nga zjarri nga shkaqe ende të panjohura.
Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRVËNIE/Zubin Potok 24.01.2023 – 01:30. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohur ishte përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet./Prishtinapress/