Një shtëpi është djegur të shtunën rreth orës 17, në Rudicë të Klinës, ka raportuar pronari i saj.
Sipas policisë, pos dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit shtëpia si dhe paisjet të cilat ishin në shtëpi janë djegur në tërësi”, thuhet në raportin e polcisë.