Shtëpia e pabanuar e cila është në pronësinë e familjes Zhinipotoku në fshatin Cërnillë të Ferizaj mbrëmë është përfshirë nga zjarri.
Sinjali mëson se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka tentuar që ta shuajë zjarrin, por pa sukses.
Pronari i shtëpisë ka dhënë dëshminë e tij para Policisë, duke thënë se lidhur me zjarrin është njoftuar nga banorët e fshatit.
Disa dëshmitarë kanë pohuar se ka qenë një fëmijë 11-vjeçar ai i cili dyshohet t’ia ketë vënë flakën shtëpisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’.