1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Digjet një shtëpi në Dobidol të Rahovecit, pronari arrin ta shuajë zjarrin

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një shtëpi në fshatin Dobidol të Rahovecit, ku dyshohet se si pasojë e mbingarkesës nga energjia elektrike ka shpërthyer zjarri.

Fatmirësisht të lënduar nuk ka dhe akoma s’dihet vlera e dëmit të shkaktuar.

Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa zjarrin ka arritur ta shuajë pronari i shtëpisë.

Sinjali mëson se në bazë të informacioneve të para, zjarri ka kapluar shtëpinë për shkak të energjisë elektrike, por një gjë e tillë nuk është konstatuar ende.

Për pasojë janë shkaktuar dëme, por banorët e shtëpisë nuk e kanë pësuar.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që t hapet rasti si “Incident zjarri”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img